Atentati në Paris do të ketë një efekt të madh në zgjedhjet presidenciale franceze, vlerësoi të premten presidenti amerikan, Donald Trump.
“Një tjetër atentat terrorist në Paris. Populli francez nuk do e pranojë këtë për një kohë të gjatë. Kjo do të ketë një efekt të madh në zgjedhjet presidenciale”, shkruan Trump në Twitter, pas atentatit të mbrëmshëm në Paris ku u vra një polic, tre ditë larg raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, që mbahen të dielën.
Ky sulm u mor përsipër nga Shteti Islamik (ISIS) që e prezantoi sulmuesin si një nga luftëtarët e tij.
Sulmuesi u vra dhe dy policë të tjerë dhe një kalimtar janë të plagosur.