Site icon Telegrafi

Trump si president nuk i ka deklaruar dhuratat ndërkombëtare që i ka marrë në vlerë të 300 mijë dollarëve

Departamenti i Shtetit zbuloi se Donald Trump dhe familja e tij morën 117 dhurata dhe kurrë nuk i deklaruan, duke përfshirë një kamë (lloj thike) me vlerë prej 35 mijë dollarësh.

Donald Trump, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, nuk raportuan më shumë se 100 dhurata me vlerë rreth 300 mijë dollarë që morën nga qeveritë e huaja. Dhuratat u morën gjatë presidencës së Trumpit midis 2017 dhe 2020.

Ivanka Trump, bashkëshorti i saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre dyshohet se janë gjithashtu përgjegjës për 33 dhurata të pazbuluara me vlerë rreth 82 mijë dollarë, raporton cnn.

Akti i dhuratave dhe dekoratave të huaja ndalon presidentin dhe zyrtarët federalë të marrin dhurata të huaja që kanë vlerë më shumë se 415 dollarë.

Dhuratat e dhëna nga zyrtarë të tillë si presidenti kinez, Xi Jinping dhe princi saudit i kurorës, Mohammad bin Salman, nuk u raportuan kurrë në Departamentin e Shtetit.

Megjithëse Departamenti i Shtetit filloi hetimet një vit më parë, në një deklaratë më 17 mars, ai njoftoi se informacionet e reja të marra nga komiteti zbuluan se dështimet për të zbuluar dhurata nga qeveritë e huaja ishin shumë më të përhapura se sa dihej më parë dhe shtriheshin në të gjithë administratën Trump.

Në njoftim thuhet se të dhënat tregojnë se Trump dhe familja e tij kanë marrë 117 dhurata të huaja dhe nuk i kanë deklaruar ndërsa ato kapin vlerën e rreth 291,000 dollarëve.

Dhuratat përfshijnë kamën e Emirit të Katarit (vlerësuar me 35 mijë dollarë), një qilim mëndafshi të Uzbekistanit (vlerësuar me 12 mijë dollarë) dhe një portret të Trumpit në përmasa të mëdha nga El Salvadori. /Telegrafi/

Exit mobile version