Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference të përbashkët me kryeministren britanike, Theresa May, deklaroi sot se është shumë herët për të folur për sanksione kundër Rusisë, një ditë para se të zhvillojë një bisedë telefonike me Vladimir Putin.
Kryeministrja britanike vlerësoi nga ana e saj se sanksionet kundër Rusisë duhet të mbahen.
“Ne mendojmë se sanksionet duhet të vazhdojnë për shkak të aktiviteteve të Rusisë në Ukrainë”, theksoi ajo.