Site icon Telegrafi

Trump: Shteti Islamik është zhdukur praktikisht

Presidenti i SHBA Donald Trump ka konfirmuar se tërheqja e trupave amerikane nga Siria do të jetë “e ngadaltë”.

Ai përsëriti pikëpamjen e tij për suksesin e tyre në luftimin e Shtetit Islamik si një justifikim për vendimin e tërheqjes.

“Shteti Islamik është pothuajse i zhdukur. Ne do të kthejmë ngadalë ushtarët tanë në shtëpi për të qenë me familjet, ndërsa luftojmë me pjesën tjetër të Shtetit Islam”, shkruan  Trump në Twitter.

Ai njoftoi së fundmi tërheqjen e rreth 2.000 trupave amerikane të vendosur në Sirinë veriore.

Këto trupa, kryesisht forca speciale, luftuan kundër Shtetit Islamik dhe ushtruan luftëtarë lokalë në zona që dikur ishin mbajtur nga xhihadistët.

Exit mobile version