Site icon Telegrafi

Trump: Shifrat e të vdekurve nga COVID-19 në SHBA janë të ekzagjeruara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se numri i të vdekurve në vend, si pasojë e COVID-19 është ekzagjeruar.

Ai ka akuzuar Qendrën amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), për përdorim të metodave, siç i ka quajtur ai, qesharake për të konstatuar vdekjen e një personi nga sëmundja, krahasuar me shtetet tjera.

“Numri i rasteve dhe vdekjeve nga Virusi Kinez është tepër i ekzagjeruar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të metodës qesharake të përcaktimit nga CDC-ja me vendet e tjera, shumë prej të cilëve raportojnë, qëllimisht, të dhëna shumë të pasakta dhe të ulëta. ‘Kur keni dyshime, quaje COVID-19’. Lajm i rremë!”, ka shkruar Trump në Twitter, përcjell Telegrafi.

Aktualisht sipas Worldometer, në SHBA kanë vdekur 358,704 persona nga COVID-19, nga rreth 21 milionë të infektuar. /Telegrafi/

Exit mobile version