Telegrafi

Trump shfuqizon rregulloret e Obamës për ndryshimet klimatike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv, për anulimin e rregulloreve për luftën kundër ndryshimeve klimatike, të cilat ishin në fuqi nga koha e ish Presidentit, Barack Obama.

“Administrata ime i jep fund luftës me qymyr”, ka deklaruar Presidenti Tramp para së ta nënshkruante urdhrin ekzekutiv.