Site icon Telegrafi

Trump shënon dy fitore ligjore – rrëzohet një padi dhe një tjetër refuzohet

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump shënoi dy fitore të mëdha ligjore dhe shmangu dënimin pas një padie për shpifje nga ish-konkurrentja e “Apprentice”, Summer Zervos, e cila ra dakord të hiqte dorë nga pretendimet e saj, sipas një dosjeje gjyqësore.

Gjithashtu një gjykatës i New Yorkut pranoi mocionin e republikanit për të rrëzuar një padi të ngritur nga ish-avokati personal, Michael Cohen kundër Organizatës Trump, raporton cnn.

Zervos kishte paditur Trumpin në vitin 2017 pasi ai mohoi akuzat se e kishte sulmuar seksualisht. Një gjykatës kohët e fundit kishte urdhëruar Trumpin të arrij një marrëveshje rreth kësaj çështje deri më 23 dhjetor.

Cohen paditi Organizatën Trump në vitin 2019, duke kërkuar rimbursim të tarifave ligjore pasi filloi të bashkëpunonte me hetuesit federalë, kompania nuk përmbushi detyrimet e saj kontraktuale për ta zhdëmtuar atë ose për të paguar faturat ligjore në lidhje me punën e tij për firmën.

Fitoret ligjore për Trumpin vijnë ndërsa aktivitetet e ish-presidentit gjatë ditëve të fundit të presidencës së tij vazhdojnë ta ndjekin atë, teksa ai lundron hetime të shumta kriminale dhe sfida biznesi të lidhura me trazirat e Capitolit më 6 janar.

Lexo po ashtu Cili është roli i Trumpit në akuzat që po i bëhen Bannonit?

Ndryshe, ish-këshilltari i tij, Steve Bannon ishte u padit nga një juri e madhe për përbuzje të Kongresit pasi ai dështoi të përmbushë një thirrje nga komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin. /Telegrafi/

Exit mobile version