Site icon Telegrafi

Trump ‘shënjestron’ Gjermaninë: NATO të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, falënderoi sot anëtaret e NATO-s për rritjen e kontributeve financiare për Aleancën Veri-atlantike, por u kërkoi atyre që të ndajnë më shumë fonde, duke deklaruar se vendi i tij vazhdon të kenë një pjesë jo proporcionale në kostot e mbrojtjes së Evropës.

Trump, i cili më herët paralajmëroi se mund ta tërheqë SHBA-në nga NATO nëse anëtaret e saj nuk shtojnë ndjeshëm financat për mbrojtje, veçoi Gjermaninë si një vend që nuk e rriti mjaftueshëm kontributin e saj financiar.

“Gjermania nuk paguan pjesën e saj. Unë kam simpati për Gjermaninë, por ata nuk paguajnë aq sa duhet. Ne paguajmë një pjesë të madhe të kostove të NATO-s që në thelb e mbrojnë Evropën, “tha Trump.

Pasi Rusia mori dhunshëm Krimenë nga Ukraina, anëtaret e NATO-s ranë dakord për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe deri në vitin 2024 do ndajnë dy për qind të produktit të brendshëm bruto për kostot e mbrojtjes, derisa SHBA shpenzon rreth 3.4 për qind të PBB-së në mbrojtje.

Gjermania është vënë në shënjestër nga Trump, pasi tani planifikon të shpenzojë 1.5% të PBB-së deri në vitin 2024.

Qëkur Trump u bë president i SHBA-së, anëtaret tjera të NATO-s rritën buxhetet e mbrojtjes me 41 miliardë dollarë, ndërsa deri në fund të vitit 2020, rritja pritet të arrijë në 100 miliardë dollarë. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version