Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të negociatave.
Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti amerikan Donald Trump përmes një shkrimi në Twitter.
“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të hiqen sanksionet [ekonomike]. Jo faleminderit”, tha Trump.
Iranian Foreign Minister says Iran wants to negotiate with The United States, but wants sanctions removed. @FoxNews @OANN No Thanks!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 26, 2020
Në anën tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.
“Donald Trump është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e @FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.
.@realdonaldtrump is better advised to base his foreign policy comments & decisions on facts, rather than @FoxNews headlines or his Farsi translators
To be better informed, he can read my entire interview (in English) https://t.co/eZR8NzuWXV
Too many words? Then just read this: pic.twitter.com/URkbUll49P
— Javad Zarif (@JZarif) January 26, 2020
Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, mirëpo tensionet kanë filluar të ngritën nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit. /Telegrafi/