Telegrafi

Trump: SHBA është “e gatshme” për t’u përgjigjur nëse Irani sulmoi fushat e naftës Saudite

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se vendi i tij është “i gatshëm” për t’u përgjigjur pas një sulmi përmes dronit të Arabisë Saudite që shkatërroi furnizimet globale të energjisë dhe përgjysmoi prodhimin e naftës të mbretërisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump tha në Twitter se SHBA po pret të dëgjojë nga sauditët se kush besojnë se ishte pas sulmit dhe “në çfarë termash do të vepronim!”.

Lexo po ashtu Sulm me dronë në ndërtesat për përpunimin e naftës në Arabinë Saudite

Postimet e Trump në Twitter pasuan një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, i cili përfshinte Zëvendës Presidentin Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper.

Një zyrtar amerikan duke folur në kushte anonimiteti tha se të gjitha opsionet, përfshirë një përgjigje ushtarake, ishin në tryezë, por shtoi se nuk ishte marrë asnjë vendim, shkruan Metro.

Uashingtoni gjithashtu ka lëshuar prova të reja për të mbështetur pretendimet e tij se Irani ishte përgjegjës për sulmin mes tensioneve të ngritura mbi shkatërrimin e marrëveshjes bërthamore të Teheranit. /Telegrafi/