Telegrafi

Trump me shaka i thotë Putinit: Mos ndërhyni në zgjedhje (Video)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të premten homologun e tij rus Vladimir Putin që të mos ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA.

“Po, natyrisht do t’i them”, është përgjigjur Trump kur gazetarët e pyetën nëse ai do të lëshonte një paralajmërim rreth çështjes gjatë takimit të tyre, përcjell Telegrafi.

“Mos ndërhyni në zgjedhje, ju lutem”, tha Trump, duke buzëqeshur dhe duke lëvizur gishtin e tij në drejtim të Putinit.

Sipas mediave, ky ishte një moment që ishte jashtë protokollit që erdhi në fillim të takimit të parë të këtyre udhëheqësve që nga fundi i hetimit të Robert Mueller.

Trump tha se ai gëzonte një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin dhe theksoi se shumë gjëra pozitive do të dilnin nga kjo marrëdhënie.

“Ne kemi shumë për të folur, përfshirë çështjet e tregtisë dhe çarmatimit, por të gjitha në një mënyrë shumë pozitive”, ka shtuar presidenti amerikan. /Telegrafi/