Donald Trump ka sfiduar Joe Bidenin në një debat televiziv, derisa rivalët për Shtëpinë e Bardhë me gjasë do të kenë sërish një garë duke marrë parasysh rezultatet nga Super e Marta, shkruan BBC.
Republikani tha se do të merrte pjesë në një forum televiziv me presidentin demokrat – duke thënë kudo, kurdo në çfarëdo vendi, transmeton Telegrafi.
Trump tha se fushata e Bidenit “tregonte etje për vëmendje dhe se kishte vështirësi të ‘zgjerojë’ thirrjet e tij”.
Deri më tani nuk ka ndonjë dakordim për debat, derisa zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në nëntor të këtij viti.
Sfida e Trump vjen disa orë pasi rivalja e tij republikane Nikki Haley hoqi dorë nga gara për t’u nominuar nga republikanët për Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/