Kandidati për president i SHBA-së nga Partia Republikane, Donald Trump, ka ftuar liderin aktual të këtij vendi dhe kundërshtarin e tij, Joe Biden, që të bëjnë së bashku një test të aftësive njohëse.
Trump është mburrur vazhdimisht se ka bërë një test njohës dhe se Biden “nuk duhet” ta bëjë atë sepse ka frikë nga rezultatet.
Këtë herë, ish-presidenti i SHBA-së ka “përmbysur tavolinat” dhe në vend që ta tallej deri më tani, ka ftuar demokratin që ta bëjë këtë test në një mënyrë tjetër.
Përkatësisht, Trump i ka thënë se ata të dy “do të jenë ekip për herë të parë” dhe se këtë duhet ta bëjnë për qytetarët e SHBA-së.
Kujtojmë se pasi Biden pati një ecuri të keqe në debatin kundër Trumpot, u intensifikuan thirrjet që ai të tërhiqej nga fushata dhe t’i japë vendin një kandidati më të ri.
Shkak për këtë janë gafat e shpeshta dhe mungesa e përgjithshme e koherencës që 81-vjeçari tregon në daljet e tij publike, shkruan thehill.
Ndër të tjera, George Clooney, aktor i famshëm amerikan dhe donator i madh i Partisë Demokratike, e ftoi atë të tërhiqej nga gara për president.
Nga ana tjetër, presidenti aktual i SHBA-së ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të tërhiqet dhe se mund ta mposht Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. /Telegrafi/