Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar sonte Koresë Veriore paralajmërim të ri, duke e quajtur problem për të cilin do të përkujdeset.
Ai këto komente i bëri pasi u përgjigj në pyetjen rreth vendimit të ushtrisë amerikane që bombën e vet më të madhe jo nukleare ta hedhë në çerdhen e Shtetit Islam në Afganistan.
I pyetur nëse hedhja e kësaj bombe është porosi edhe për Korenë Veriore, e cila vazhdon programin e saj nuklear dhe armëve tjera, Trump tha se “Koreja Veriore është problem, ndërsa për këtë problem do të përkujdesemi”.
Trump dëshiron që Kina të ndihmojë që të vë nën kontroll Korenë Veriore.
Ndryshe, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping javën e kaluar në takimin në Florida diskutuan edhe për Korenë Veriore, transmeton KosovaPress.