Telegrafi

Trump sërish në qendër të vëmendjes: Humb durimin derisa ushqen peshqit me kryeministrin japonez, ua hedh përnjëherë ushqimin (Video)

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka filluar turneun në Azi me ç’rast do të vizitoj disa vende në këtë kontinent.

Ai ka mbërritur mbrëmë në Japoni, dhe ka pasur rastin të takohet me perandorin japonez Akihito dhe kryeministrin Shinzo Abe, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz pretendojnë se ai ka bërë disa gafa gjatë kësaj vizite, dhe se nuk ka respektuar protokollin.

Gjatë takimit me perandorin Akihito nuk është përshëndetur siç e do tradita në këtë vend, por thjesht ka lëvizur paksa kokën.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte, ai harroi bashkëshorten Melania e cila kishte zbritur nga vetura, derisa presidenti përshëndetej me perandorin 83-vjeçar.

Ndërkaq, para se të largohej nga pallati, presidenti Trump siç e do zakoni është dashur të ushqej peshqit Koi, por dukej se nuk kishte durim të presë që peshqit të afrohen, dhe kështu në një moment hodhi gjithë ushqimin për peshq që e kishte brenda një kutie. /Telegrafi/