Site icon Telegrafi

Trump sërish kritikon ashpër OBSH-në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbrojtur sulmet e tij që i ka bërë ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë paraqitjes televizive të mbrëmshme në Fox News, ku i cilësoi si “katastrofale” veprimet e kësaj organizate sa i përket trajtimit të pandemisë së COVID-19.

Trump ka akuzuar rëndë agjencinë e Kombeve të Bashkuara, për kinse besim të tepruar të informacioneve që ua kishte servuar Pekini, sa i përket numrit të prekurve dhe vdekurve me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Ai pranoi se Shtetet e Bashkuara kanë derdhur para në fondet e OBSH-së dhe me ndalimin e tyre së fundmi, tenton edhe të arsyetojë vendimin e marrë.

”Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë një katastrofë, gjithçka që kanë thënë për Kinën ka qenë e gabuar. E tëra çfarë kanë bërë pajtoheshin me Kinën, sa herë që Kina dëshironte të ndërmerrte diçka. Mendoj se vendet tona kanë paguar 450 milionë dollarë në vit për OBSH-në, kurse Kina 38 milionë dhe ishte më shumë një veprim politik i sajë”, ka deklaruar Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version