Telegrafi

Trump: Së shpejti do të shkojmë në Mars, e mundshme lufta në gjithësi

Ndoshta një ditë do të ekzistojnë edhe forcat amerikane të gjithësisë, të cilat do të luftojnë përkrah forcat ajrore dhe atyre të këmbësorisë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë deklaratë e bëri presidenti amerikan, Donald Trump, i cili shkuarjen e njeriut në Mars e cilësoi si një gjë që do të ndodhë shumë shpejtë, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, po të kishte fituar Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016.

Gjatë fjalimit para ushtarëve në bazën ajrore në San Diego, Trump foli për investimet e administratës së tij në hulumtimin e gjithësisë, duke thënë se gjithësia po shndërrohet në një hapësirë, në të cilën mund të zhvillohen luftëra.

Presidenti amerikan qartësoi se ideja për forcat e gjithësisë është shpalosur si një koment spontan, por të cilën e e konsideron si një ide të mrekullueshme.

“Së shpejti do të shkojmë në Mars. Nuk do të shkonim në Mars, po të kishte fituar rivalja ime në zgjedhje. Për këtë gjë as që do të mendohej”, tha Trump./21Media/