Site icon Telegrafi

Trump s’e prek Delawien

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i zëvendësuar ambasadorët e emëruar nga paraardhësi i tij, Barack Obama, nuk do ta prekë të parin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Këtë gjë e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke shtuar se ambasadorëve, të cilët janë zyrtarë të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, siç është edhe Delawie, nuk iu është kërkuar që të dorëzohet posti.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, në një përgjigje për gazetën “Zëri”, ka thënë se nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nuk  është kërkuar që ta dorëzojë dorëheqjen deri në fund të mandatit.

“Nga ambasadorët që janë zyrtarë të karrierës në Shërbimin e Jashtëm, siç është ambasadori Delawie, nuk është kërkuar që ta dorëzojnë dorëheqjen në fund të mandatit të administratës së presidentit Obama”, ka thënë Schohn.

Exit mobile version