Site icon Telegrafi

Trump: “Russiagate” vdiq, demokratët të kërkojnë falje

“Shpifja e madhe ‘Russiagate’ vdiq dhe demokratët duhet t’i kërkojnë falje popullin amerikan”, theksoi Donald Trump në mitingun e tij të parë elektoral duke nisur në mënyrë efektive fushatën e tij zgjedhore për rizgjedhjen president në vitin 2020.

Kjo deklaratë e tij erdhi nga qyteti Grand Rapids, Miçigan, një vend simbolik për manjatin që kur ishte tubimi i tij i fundit para triumfit të vitit 2016.

Ishte Miçigani, një prej tre shteteve që i dha atij fitoren përfundimtare me vetëm 11 mijë vota. Dy të tjerët ishin Pensilvania dhe Uiskonsin.

“‘Russiagate’ nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje e ligë për të shkatërruar dëshpërimisht fitoren tonë historike, por tani iluzioni i fshehtësisë është zhdukur. Sulmi ndaj kundërshtarëve ishte shumë i vështirë duke përfshirë edhe ndonjë në FBI ose në Departamentin e Drejtësisë që për dy vite u morën me gjueti shtrigash’’, përfundoi Trump. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version