Telegrafi

Trump: Rusia po e ndihmon Korenë e Veriut, duke shkelur sanksionet

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha sot se Rusia po e ndihmon me furnizim Korenë e Veriut dhe kështu po shkel sanksionet ndërkombëtare.

“Rusia nuk po na ndihmon kur është fjala për Korenë e Veriut. Për këtë po na ndihmon Kina. Me fjalë të tjera, Rusia po e kompenson atë që Kina po e bënë”, tha Tramp.

Ai po ashtu paralajmëroi se Koreja e Veriut “po i forcon çdo ditë aftësitë, për të nisur një raketë me rreze të gjatë drejtë SHBA-ve”./kp/