Nëse kandidati republikan Donald Trump zgjidhet për president të SHBA-ve, nga pikëvështrimi ndërkombëtar do të ishte i rrezikshëm.
Kështu deklaroi Zeid Ra’ad Al-Hussein, komisari i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Al-Hussein tha se disa komente të kandidatit republikan janë shqetësuese, veçmas kur flet për “torturimin dhe grupet e ndjeshme të njerëzve”.
“Në bazë të asaj që ka thënë dhe nëse kjo nuk ndryshon, pa asnjë dyshim mendoj se nëse zgjidhet, Donald Trump do të jetë i rrezikshëm”, tha princi jordanez Al-Hussaein. /kp/