Site icon Telegrafi

Trump: Rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

Rreth 640 ushtarë amerikanë, të cilët vazhdojnë të janë pjesë e KFOR-it, do të qëndrojnë në Kosovë, e cila është pjesë e një force prej rreth 4,000 personave, ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump në një letër drejtuar kryetarës së Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.

Trump thotë se SHBA-ja do të vazhdon të kontribuoj në KFOR.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga Aleanca Veri-Atlantike (NATO), në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4,000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet në letrën e Trumpit.

Letra e Donald Trump drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, pjesa për Kosovën

Kohë më parë, djali i presidentit amerikan Donald Trump Junior, kishte shkruar në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

Lexo po ashtu Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

“Pajtohem. Janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë. Ka ardhur koha t’i kthejmë ata në shtëpi”, ka shkruar Donald Trump Jr. /Telegrafi/

Exit mobile version