Site icon Telegrafi

Trump rikthen Korenë e Veriut në “listën e zezë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë përsëri Korenë e Veriut vend mbështetës të terrorizmit, 9 vjet pasi u hoq nga lista.

Në një takim me kabinetin qeveritar, Trump u shpreh se kjo masë do të shtonte shumë sanksione të tjera ndaj shtetit komunist.

Presidenti amerikan dënoi programin bërthamor të Koresë së Veriut duke e cilësuar akt ndërkombëtar të terrorizmit.

Ai shtoi gjithashtu se ky vendim duhet të ishte marrë shumë kohë më parë. Ky vendim i Presidentit të SHBA-së vjen një javë pasi Donald Trump u kthye nga Azia.

Diktatori koreano-verior Kim Jong Un vazhdon të zhvillojë programin bërthamor dhe raketat balistike në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. /tvklan.al/

Exit mobile version