Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar të flasë rreth asaj nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar, pasi ai vazhdoi të këmbëngulte që Demokrati “humbi keq”.
“Unë nuk dua të flas për këtë,” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive që u transmetua të Dielën, nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet.
“Unë dua të flas për këtë: ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme”, tha ai. “Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur një zgjedhje…”.
Ndryshe, shumica e medieve e kanë nxjerrë kandidatin demokrat Joe Biden mbi një muaj më parë, por Trump nuk ka pranuar të pranojë.
Në vend të kësaj, ekipi i fushatës së presidentit ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete. /Telegrafi/