Telegrafi

Trump reagon sërish, thotë se Philadelphia ka “histori të kalbur sa i përket integritetit të zgjedhjeve”

Donald Trump ka reaguar sërish për rikthimin e fuqishëm të Joe Bidenit në shtetin e Pennsylvanias, duke tentuar të nxit dyshime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave në Philadelphia.

Në një postim në Twitter, Trump ka shkruar se “Philadelphia ka një histori të kalbur të integritetit të zgjedhjeve”, transmeton Telegrafi.

Pretendimet e tij për parregullsi dhe ndalje të numërimit të votave me postë që kanë arritur në qendrat e votimit pas 3 nëntorit, janë hedhur poshtë nga organet kompetente.

E senatori republikan në Pennsylvania, Pat Toomey i ka cilësuar si të pakuptimta cilësimet e Trumpit për mashtrim në zgjedhje.

“Fjalimi i presidentit gjatë natës së kaluar ishte shqetësuar për mua sepse ai ka bërë akuza të rënda pa pasur as edhe një provë”, ka shtuar Toomey. /Telegrafi/