Donald Trump i është përgjigjur dorëheqjes së Kimberly Cheatlet.
Kjo e fundit ishte në krye të Shërbimit Sekret Amerikan kur nuk arriti të parandalonte atentat ndaj ish-presidentit amerikan Trump më 13 korrik në Pensilvani, shkruan skynews.
“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet”, shkroi ai në rrjetin personal social, Truth Social.
Përtej emërimit të Cheatle nga presidenti amerikan, Joe Biden në vitin 2022, nuk është e qartë saktësisht se si kandidati republikan për president beson që administrata politike është përgjegjëse për masat e sigurisë së agjencisë më 13 korrik.
“U detyrova të merrja një plumb për demokracinë. Ishte nderi im i madh ta bëja këtë”, shkroi ai.
Kujtojmë se kandidati republikan për president i kishte shpëtuar një atentati, kur i dyshuari e kishte plagosur në vesh pasi e kishte shënjestruar me armë zjarri.
Ndryshe, presidenti aktual amerikan, Joe Biden e kishte sjell 54-vjeçaren në vitin 2022 në pozitën e Shërbimit Sekret Amerikan. /Telegrafi/