Edhe sot ka vazhduar numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Donald Trump sërish ka kërkuar që ndalet numërimi i votave duke vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjeve.
“Ndaloni numërimin”, ka shkruar pak çaste më parë presidenti amerikan në llogarinë personale në Twitter.
Reagimi i republikanit vjen pasi që orë më parë demokrati, Joe Biden ka kërkuar që të numërohet çdo votë e qytetarëve amerikanë.
Ndryshe, Biden raportohet se deri më tani ka siguruar 264 vota elektorale gjersa Trump ka 214 sosh ndërsa fituesi shpallet kandidati që arrin shifrën prej 270 votave. /Telegrafi/
STOP THE COUNT!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 5, 2020