Ish-presidenti amerikan, Donald Trump reagoi plot 48 herë në kohë reale ndaj fjalimit të zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris të enjten në Konventën Kombëtare Demokratike.
“A po flet ajo për mua?”, shkroi 78-vjeçari në rrjetin personal social, Truth Social, shkruan cnn.
Ish-presidenti shkroi disa herë, ku ka kritikuar fjalimin e Harrisit duke thënë se “shumë fol për fëmijërinë” dhe “shumë faleminderit tha shumë shpejt”.
Trump vazhdimisht vuri në dyshim pse Harrisi nuk i kishte përmbushur tashmë propozimet e politikave që ajo ka paraqitur si pjesë e fushatës së saj të rizgjedhjes ndërsa shërbente si zëvendëspresidente.
“Ajo tha se “përcaktoni një rrugë të re përpara”, por ajo ka tre vjet e gjysmë dhe nuk ka bërë gjë tjetër veç dëm!”, ka shkruar republikani.
Ai gjithashtu kundërshtoi “Projektin 2025”, nga i cili është përpjekur vazhdimisht të distancohet.
“Përsëri gënjen rreth Projektit 2025. Të gjithë demokratët, të gjithë e dinë se unë nuk kam të bëj absolutisht me të”, tha Trump.
Ndryshe, Harris gjatë mbrëmjes së kaluar është nominuar zyrtarisht si kandidate e demokratëve për presidente ndërkaq Trump do të kandidojë në emër të republikanëve. /Telegrafi/
Donnie went into total meltdown during the VP’s speech, with 48 posts on Truth Social, just ranting & lying in total panic. Weird & impressive he managed that level of hysteria without having a stroke! 🤪 pic.twitter.com/GVtJnJFqNE
— Lisa K 🇺🇸🦅 (@LisaKHannah) August 23, 2024