Presidenti i ardhshëm amerikan, Donald Trump ka deklaruar se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë, por njëkohësisht po ndërmerr masat për çdo gjë.
Ai po mendon të investojë 5 miliardë dollarë për të rritur numrin e anijeve luftarake për t’u përballur me kërcënimin që vjen nga Rusia dhe Kina.
Trump ka vënë si qëllim që të çojë në 355 numrin e anijeve luftarake dhe kostoja pritet të jetë mes 5 dhe 5,5 mld dollarë.
Aktualisht marina amerikane ka 274 anije luftarake në gjendje pune. /Tema/