Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Republikanëve, Donald Trump, ka publikuar sot një video në Instagram të titulluar “A po i mbron vërtetë Hillary gratë?”.
Videoja 15 sekondëshe në të cilën një grua e përlotur akuzon Bill Clintonin për sulm seksual, ku në sfond shihet ish-presidenti amerikan duke pirë një cigare, derisa dëgjohet zëri i viktimave të zhytur në buzëqeshjen ironike të Hillary Clinton, transmeton Telegrafi.
Edhe pse kjo video është shikuar mijëra herë, shumë njerëz e cilësojnë si të tepruar dhe të pakuptimtë nga ana e pretendentit për president të Shteteve të Bashkuara.
Në mesin e shumë video të postuar është edhe intervista e vitit 1999 e Juanita Broaddrick, e cila pretendon se Bill Clinton e kishte përdhunuar në Arkansas 38 vjet më parë. /Telegrafi/
Is Hillary really protecting women?
A video posted by Donald J. Trump (@realdonaldtrump) on