Telegrafi

Trump publikon pamjet e emigrantëve duke kaluar ilegalisht vijën kufitare Meksikë-SHBA (Video)

Policia kufitare e SHBA-ve ka arritur të ndalë grupin më të madh të emigrantëve në afërsi të El Paso në Teksas, kurse në paraburgim janë dërguar 1,036 emigrantë që përmes rrugëve ilegale u munduan të futen në SHBA.

Në mesin e tyre janë 63 fëmijë pa shoqërim të prindërve. E 934 tjerë kanë deklaruar se kanë marrë rrugë me anëtarët e tjerë të familjes, transmeton Telegrafi.

E lidhur me këtë aksion të policisë ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili në profilin e tij në Twitter ka publikuar videon e kalimit ilegal të kufirit Meksikë-SHBA.

“Ky është grupi më i madh i emigrantëve ilegal që janë kapur në vijën kufitare. 1,036 të cilët për katër orë kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin në El Paso të Teksasit”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij. /Telegrafi/