Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të vendosë një taksë të re prej 20 për qind për mallrat e importuara nga Meksika, për të financuar ndërtimin e murit në kufirin jugor të SHBA-ve, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.
Spicer tha se kjo i takon një pjese të pakos së reformës tatimore Shtetet e Bashkuara.
Pas vendimit të Presidentit Trump për të ndërtuar murin me Meksikën, janë ngritur tensionet mes dy vendeve, ndërsa presidenti meksikan ka anuluar takimin me homologun e SHBA-ve, pas deklaratave së këtij të fundit, se nëse Meksika nuk financon ndërtimin e murit, atëherë nuk ka kuptim takimi mes tyre.