Telegrafi

Trump propozon ‘profilizimin’ e myslimanëve në SHBA

Kandidati i supozuar republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se Amerika duhet ta shqyrtojë seriozisht ‘profilizimin’ e myslimanëve si mjet në kuadër të luftës kundër terrorit.

Duke folur sot në emisionin televiziv, “Face The Nation”, Trump ka argumentuar se vendet e tjera, si Franca, tashmë e përdorin profilizimin si mjet të agjencive për zbatimin e ligjit dhe “kjo nuk është gjëja më e keqe që të bëhet”.

Profilizimi është praktikë qeveritare e shënjestrimit të njerëzve për hetime bazuar në faktorët, siç janë: raca e tyre, religjioni dhe kombësia.

Në Shtetet e Bashkuara, mbrojtësit e lirive civile këtë praktikë e kanë quajtur diskriminuese.

“E urrej konceptin e profilimit, por ne duhet të fillojmë ta përdorim mendimin praktik”, tha Trump, transmeton REL.

Ky propozim është i fundit në vargun e deklaratave të Trumpit, që kanë hasur në kritika të gjëra, për shkak të jokushtetutshmërisë potenciale, por edhe për shkak të potencialit për izolimin e një numri të madh të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale në nëntor të këtij viti.