Site icon Telegrafi

Trump: Prodhuesit e OPEC-ut duhet të ulin çmimet e naftës

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lidhur mbështetjen amerikane për vendet e Lindjes së Mesme me çmimin e naftës, teksa i ka bërë sërish thirrje Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) të ulë çmimet, transmeton Reuters.

“Ne mbrojmë shtetet në Lindje të Mesme, të cilat nuk do të ishin të sigurta për kohë të gjatë pa ne dhe ato vazhdojnë të shtyjnë përpara çmime të larta e më të larta! Ne do ta kujtojmë këtë. Monopoli i OPEC-ut duhet të ulë çmimet”, ka thënë Trump në një postim në Twitter.

Trump i ka bërë thirrje Arabisë Saudite, prodhuesit më të madh në kuadër të OPEC-ut, që të rrisë prodhimin, duke thënë se kjo gjë do t’i ndihmonte Shteteve të Bashkuara të ulin çmimin e karburanteve, pasi Uashingtoni është duke i ndihmuar Riadit në përballjen e tij me Iranin.

Mirëpo aleatët e kësaj organizate nuk pritet të pajtohen për rritje të prodhimit të naftës, në takimin që pritet ta zhvillojnë këtë javë në Algjeri, pavarësisht se është duke u rritur presoni ndaj prodhuesve më të mëdhenj, të cilët synojnë të parandalojnë një rritje të çmimeve për shkak të sansioneve të reja amerikane në Iran, ka thënë një burim brenda OPEC-ut, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Arabia Saudite është e shqetësuar se çdo rritje e çmimit të naftës, që lidhet me sanksione, do të rezultojë me kritika nga ana e Trumpit.

Në një vizitë në Moskë këtë muaj, Sekretari amerikan për Energji, Rick Perry, ka thënë se Arabia Saudite, Shtetet e Bashkura dhe Rusia muns të rrisin prodhimin global së bashku në 18 muajt e ardhshëm, për të kompensuar furnizimet në rënie me naftë nga Irani. /Telegrafi/

Exit mobile version