Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pritur të martën zëvendësprincin saudit Mohammed bin Salman në Shtëpinë e Bardhë, ku është biseduar për të prekur mundësinë e investimeve në mbretëri dhe përpjekjet për të ndalë luftën në Siri.
Trump, i cili mori detyrën në janar dhe princi Mohammed, i cili po ashtu është ministër i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, filluan bisedimet në Zyrën Ovale, ku ata përveç që lejuan mediat për të marrë pamje, nuk patën pyetje nga gazetarët, shkruan Reuters.
Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence, dhe strategu Steve Bannon po ashtu ishin prezent në takim.
Ky ishte takimi i parë që nga inaugurimi i Trump në detyrë me princin saudit, i cili është duke udhëhequr përpjekjet saudite për të ringjallur financat e shtetit.
Pas vizitës në Zyrën ovale, presidenti Trump dhe këshilltarët e tij iu bashkëngjitën princit dhe delegacionit saudit për drekë në Shtëpinë e Bardhë.