Donald Trump pritet të emërojë aleaten e vjetër Brooke Rolling për Sekretare të Bujqësisë, duke plotësuar listën e tij të kabinetit.
Ai bëri këtë njoftim të shtunën pasdite, duke theksuar se në krye të kësaj pozite do të jetë Rollins, transmeton Telegrafi.
“Si Sekretarja ynë e ardhshme e Bujqësisë, Brooke do të fillojë përpjekjet për të mbrojtur fermerët amerikanë, të cilët janë me të vërtetë shtylla kurrizore e vendit tonë”, tha Trump në një deklaratë.
Emërimi i saj shënon fundin e një vorbulle – dhe nganjëherë dramatike – nominimesh për të udhëhequr agjencitë ekzekutive.
Kush është Brooke Rollins?
Rollins ka qenë një aleat kryesor i Trump për shumë vite, si bashkëthemelues dhe presidente e Institutit të Politikave të Para të Amerikës, një institut kërkimor pro-Trump të krahut të djathtë.
Ish-ndihmësja e Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së parë të presidentit të zgjedhur, shërbeu si drejtoreshë e Zyrës së Inovacionit amerikan dhe ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Këshillit të Politikave të Brendshme.
Pasi u rrit në një fermë, Rollins u përfshi herët me Future Fermers of America, përveç 4H, një klub bujqësor mbarëkombëtar.
Ajo u diplomua në Universitetin A&M të Teksasit me një diplomë Bachelor në zhvillimin e bujqësisë dhe më vonë punoi si juriste.
Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të mbikëqyrë subvencionet e fermave, programet federale të të ushqyerit, inspektimet e mishit dhe aspekte të tjera të industrisë së fermës, ushqimit dhe pylltarisë të vendit.
Ajo do të luante gjithashtu një rol kyç në rinegocimin e marrëveshjes tregtare midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, e cila mund të përfshijë vendosjen e tarifave të premtuara nga Trump. /Telegrafi/