Donald Trump ka vazhduar me fushatën elektorale në shtetin e Michiganit, njëri prej shtatë shteteve që mund të vendos për fituesin e zgjedhjeve presidenciale.
Kandidati republikan pretendoi, pa paraqitur prova, se amerikanët po shfrytëzohen nga aleatët e saj në mbarë botën.
“Po përfitojnë të gjithë vendet anembanë botës”, tha 78-vjeçari para mbështetësve në një miting në Warren gjersa shtoi “përfshirë edhe aleatët tanë”.
Donald Trump: “Our allies are worse than our so-called enemies”
Donald Trump is the most Un-American presidential nominee in history
— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) November 1, 2024
“Në shumë raste, aleatët tanë janë më të këqij se të ashtuquajturit armiqtë tanë”, shtoi ai, shkruan newsweek.
Theksojmë se 78-vjeçari ka kritikuar disa herë anëtarët e aleancës më të fuqishme ushtarake NATO se nuk po kontribuojmë sesa duhet duke mos përmbush kriterin e 2 për qindshit, gjegjësisht shpenzimit të buxhetit për ushtrinë.
Ndryshe, Trump është kritikuar për ‘miqësinë’ me disa prej diktatorëve të botës si presidenti rus, Vladimir Putin, i cili urdhëroi pushtimin e shtetit ukrainas në vitin 2022. /Telegrafi/