Site icon Telegrafi

Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Donald Trump gjatë debatit kundër rivales politike Kamala Harris, ka pretenduar se emigrantët nga Haiti po hanë qentë në Springfield të Ohios.

“Ata po i hanë qentë, njerëzit që kanë ardhur këtu po i hanë macet”, shtoi Trump në debatin televiziv, transmeton Telegrafi.

Trump nuk u ndalë me kaq, duke këmbëngulur se emigrantët e Haitit po i hanë qentë të njerëzve që jetojnë në Springfield, dhe kjo sipas tij po ndodh në vendin e tyre që e përshkruan si trup.

Derisa tundte kokën me atë që po dëgjonte dhe vazhdimisht qeshte, Trump vazhdoi: “njerëzit po thonë se qentë e tyre janë ngrënë nga njerëzit”.

E David Muir, njëri nga moderatorët e debatit tha se sipas autoriteteve në Springfield, nuk ka raportime se kafshët janë ngrënë. /Telegrafi/

Exit mobile version