Presidenti amerikan Donald Trump, ka shpërthyer me deklarata të dielën duke thënë se Joe Biden kishte fituar pasi zgjedhjet ishin manipular.
“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump, përcjell Telegrafi.
He won because the Election was Rigged. NO VOTE WATCHERS OR OBSERVERS allowed, vote tabulated by a Radical Left privately owned company, Dominion, with a bad reputation & bum equipment that couldn’t even qualify for Texas (which I won by a lot!), the Fake & Silent Media, & more! https://t.co/Exb3C1mAPg
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 15, 2020
Megjithatë pas kësaj, Trump ka shkruar se, nuk e pranon humbjen dhe se do të fitojë.
He only won in the eyes of the FAKE NEWS MEDIA. I concede NOTHING! We have a long way to go. This was a RIGGED ELECTION!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 15, 2020
Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”.
Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.
Sipas komitetit ende nuk kishte prova që ndonjë sistem kishte fshirë ose edhe ndryshuar votat.
Fitorja e Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane u projektua nga rrjetet televizive amerikane. Aktualisht Biden qëndron me 306 vota elektorale, derisa Trump posedon 232 sosh. /Telegrafi/