Telegrafi

Trump pranon nominimin për zgjedhjet presidenciale në Shtëpinë e Bardhë, Biden në mënyrë virtuale

Presidenti amerikan Donald Trump u propozua sot që të pranojë zyrtarisht nominimin presidencial të republikanëve dhe të mbajë një fjalim para kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo është arsyeja pse anëtari më me ndikim, i zgjedhur i Partisë Demokratike, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e kritikoi Trumpin për shfrytëzimin të padrejtë të Shtëpisë së Bardhë.

Pelosi, e cila është personi i tretë më me ndikim në partinë e saj, i tha rrjetit MSNBC se Trumpi dëshiron ta “degradojë përsëri Shtëpinë e Bardhë dhe ta politizojë”.

Ndërkohë, rivali i presindetit aktual në zgjedhjet e ardhshme për presidentin e 46-të, ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, demokrati Joe Biden, do të pranojë nominimin e partisë dhe do të mbajë një fjalim para kombit në mënyrë virtuale.

Epidemia e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka ndikuar që të dy partitë më të mëdha politike amerikane të heqin dorë nga duelet tradicionale televizive dhe tubimet para disa mijëra mbështetësve.

Ndryshe, sondazhet e gjertanishme e vendosin në epërsi të madhe kandidatin demokrat kundrejt republikanit. /Telegrafi/