Telegrafi

Trump porosit përkrahësit e tij në Pensilvani: Kemi shpëtuar miliona jetë njerëzish, shikoni Evropën

Presidenti amerikan Donald Trump i cili së fundmi ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19, ka mbajtur një tubim në Pensilvani ku mijëra përkrahës të tij shkuan për ta dëgjuar nga afër fjalimin e tij.

“Kemi shpëtuar miliona jetë njerëzish, shikoni shifrat tona sa i përket çështjes së coronavirusit dhe shikoni ato të evropianëve”, ka thënë Trump gjatë tubimit parazgjedhor, transmeton Telegrafi.

Ai para përkrahësve të tij në Pensilvani, një nga shtetet kyçe në garën për të parin e Shtëpisë së Bardhë, Trump është lavdëruar me përgjigjen e administratës së tij sa i përket pandemisë së coronavirusit”.

“Nëse fitojmë në Pensilvani, do të fitojmë tërë garën”, ka shtuar Trump i cili më 3 nëntor do të garoj për një mandat të dytë për president kundër oponentit politik Joe Biden. /Telegrafi/