Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump tha sot se programi bërthamor dhe i raketave të Koresë së Veriut, kërkon një përgjigje të fortë, dhe po ashtu deklaroi se po mbaron “epokë e durimit strategjik”, me Korenë e Veriut.
“Epoka e partneritetit strategjik me regjimin e Koresë së Veriut është e gjatë. Sinqerisht, nuk ka më shumë durim”, tha Tramp në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili e ftoi Trumpin që ta vizitojë vendin e tij.