Site icon Telegrafi

Trumpi po trajtohet me ilaçet e prodhuesit Regeneron – rriten aksionet e kompanisë farmaceutike që ka hise edhe presidenti

Presidenti Donald Trump mori një dozë të lartë të një kokteji eksperimental të antitrupave nga Regeneron, si pjesë e trajtimit kundër COVID-19.

Tani stoku i prodhuesit të ilaçeve është rritur ndjeshëm – dhe po shtrohen pyetjet rreth lidhjeve të presidentit me CEO-n e Regeneronit, raporton CNN.

Ekipi i Trump zbuloi të premten se presidenti mori ilaçin, të quajtur REGN-COV2, i cili po përdoret për të lehtësuar simptomat dhe të zvogëlojë ngarkesën virale.

Kjo bëri që aksionet e Regeneronit u rritën me 7 për qind gjersa aksionet arritën kulmin pasi presidenti konfirmoi se do të largohet nga spitali, transmeton Telegrafi.

CEO i Regeneronit, mjeku Leonard Schleifer dhe presidenti, Trump janë miq të vjetër: CEO ka qenë anëtarit i klubit të golfit të Trumpit në Westchester, New York.

Ndërkohë, Trump gjithashtu kishte në pronësi së fundmi aksione të Regeneron (REGN) – si dhe Gilead Science (GILD), prodhues i ilaçeve antivirale remdesivir, të cilat po i merr për trajtim presidenti.

Lexo po ashtu Mjekët tregojnë se me çfarë ilaçe po e trajton coronavirusin Donald Trump

Sipas Forbes, Schleifer tani vlen 2.5 miliardë dollarë, 400 milionë më shumë se sa kishte vlerë në muajin mars gjersa financoi fushatat e kandidatëve demokratë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2018, sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Regeneron është një nga firmat e shumta bioteknike dhe Big Pharma që ka ngritur lart shpresat se mund të jetë në gjendje të zhvillojë shpejt një trajtim efektiv të coronavirusit.

Kompania filloi provat njerëzore për koktejin e saj të antitrupave në qershor dhe filloi një provë të fazës 3, vetëm një muaj më vonë.

Lexo po ashtu Përzierja e antitrupave që mund të parandalojë coronavirusin - kompania që prodhoi ilaçin do të fillojë me fazën e tretë të testimit

Sidoqoftë, ende nuk është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. /Telegrafi/

Exit mobile version