Claudia Sheinbaum deklaroi se ka folur me presidentin amerikan, Donald Trump për kufirin SHBA-Meksikë.
“Ai e ngriti çështjen e kufirit, dhe ai vetëm e tha atë, dhe unë i thashë ‘po, është çështja e kufirit, por do të ketë hapësirë për të folur për të’”, tha presidentja meksikane para gazetarëve në një konferencë për shtyp.
Ishte hera e parë që dyshja flisnin që kur ai u zgjodh dhe ishte një bisedë “shumë e përzemërt”, thotë ajo, shkruan bbc.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm meksikan, Juan Ramon de la Fuente tha se programi i emigrantëve të Meksikës po funksionon dhe do të vazhdojë si deri më tani.
Ai iu referua të dhënave që tregonin se numri i emigrantëve të kapur nga autoritetet amerikane në kufi kishte rënë me 76 për qind që nga dhjetori i kaluar.
Ndryshe, Trump e bëri emigracionin një pjesë të madhe të fushatës dhe ka treguar se planifikon të kryejë “deportimet masive” që premtoi. /Telegrafi/