Site icon Telegrafi

Trump po i konteston zgjedhjet, demokratët reagojnë ashpër: Fjalimi i presidentit ishte fyes, i paparë dhe i pasaktë

U.S. President Donald Trump pauses as he speaks about early results from the 2020 U.S. presidential election in the East Room of the White House in Washington, U.S., November 4, 2020. REUTERS/Carlos Barria

Donald Trump ka kontestuar një pjesë të zgjedhjeve presidenciale amerikane, duke thënë se ka devijim të votave.

Presidenti amerikan pohoi se do të ankohet në Gjykatën e Lartë pasi po bëhet një mashtrim në numërim të votave, raporton CNN.

Lexo po ashtu Trump po i konteston një pjesë të zgjedhjeve, do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë

Kanë reaguar menjëherë nga kampi demokrat, të cilët e quajnë të papranueshëm fjalimin e republikanit, transmeton Telegrafi.

Menaxherja e fushatës së Joe Bidenit, Jennifer O’Malley Dillon lëshoi një deklaratë të formuluar fort pas fjalimit të presidentit në Shtëpinë e Bardhë, duke e quajtur atë “fyes, të paparë dhe të pasaktë”.

Lexo po ashtu Republikanët 'të dëshpëruar' me fjalimin e Donald Trumpit, presidenti kontestoi zgjedhjet

“Deklarata e Presidentit sonte në lidhje me përpjekjen për të mbyllur numërimin e votave të hedhura rregullisht ishte e egër, e pashembullt dhe e pasaktë. Ishte e egër sepse është një përpjekje e zhveshur për të hequr të drejtat demokratike të qytetarëve amerikanë”, tha ajo në deklaratë. O’Malley Dillon vazhdoi duke thënë se “numërimi nuk do të ndalet”.

“Nëse ndodhë një gjë e tillë, ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje,” tha menaxherja e fushatës së zotit Biden, Jen O’Malley Dillon.

Lexo po ashtu Numërimi i votave është duke u zhvilluar në shtetet kryesore: Por, çfarë duhet të dimë deri më tani

Theksojmë se i nominuari demokrat mban epërsinë në Kolegjin Zgjedhor në këtë fazë gjatë natës, 225 me 213.

Ndryshe, 270 vota elektorale janë të nevojshme për t’u bërë president. /Telegrafi/

Exit mobile version