Site icon Telegrafi

Trump po i konteston një pjesë të zgjedhjeve, do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë

Donald Trump ka folur në Shtëpinë e Bardhë duke vënë në pikëpyetje zgjedhjet presidenciale amerikane.

Presidenti amerikan bëri një deklaratë teksa tha se një grup njerëzish po përpiqen t’u heqin të drejtën e votimit një grupi tjetër dhe se ne nuk do ta pranojë këtë.

Presidenti përmendi një numër shtetesh ku tha se kishte fituar, por ku organizatat mediatike nuk kanë shpallur ende një fitues.

Lexo po ashtu Nga fillimi i zgjedhjeve deri te fitorja e Biden - E gjitha ajo që ndodhi në zgjedhjet presidenciale në SHBA

“Ky është mashtrim ndaj publikut amerikan, është një turp për vendin tonë”, tha Presidenti Trump.

“Ne po përgatiteshim t’i fitonim këto zgjedhje, sinqerisht ne i fituam këto zgjedhje.Prandaj synimi ynë tani është të sigurojmë integritetin për të mirën e këtij vendi. Ky është një moment i madh, është një mashtrim i madh ndaj vendit tonë. Ne duam që ligji të përdoret në mënyrën e duhur. Prandaj do t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë”, shtoi presidenti.

Ndryshe, demokrati Joe Biden po udhëheq me 225 vota elektorale gjersa republikani Trump ka 213 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version