Telegrafi

Trump po humb terren kundrejt Bidenit në Georgia

Po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Në njërin prej shteteve po bëhet garë e ashpër mes demokratëve dhe republikanëve.

Avantazhi i presidentit, Donald Trump në Georgia është zvogëluar në vetëm 18.540 vota.

Republikani aktualisht ka fituar 2,432,097 vota gjersa demokrati 2,413,999.

Raportohet se kanë mbetur të numërohen edhe 50 mijë vota, përkatësisht deri më tani janë numëruar 98 për qind.

Ndryshe, kandidati që fiton këtë shtet do t’i merr edhe 16 vota elektorale. /Telegrafi/