Site icon Telegrafi

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj – mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, akuzoi rivalen demokrate për presidente, Kamala Harris si një antisemite që “planifikon të lejojë vrasjen e foshnjave të porsalindura” në një fjalim që synonte të mblidhte mbështetësit fetarë.

Zëvendëspresidentja, e cila është e martuar me çifutin Douglas Emhoff, tashmë po kryeson në disa sondazhe kundrejt Trumpit që kur e zëvendësoi Joe Bidenin si kandidatin demokrat për president të SHBA-së.

Trump ia kushtoi një pjesë të madhe të fjalimit në një tubim fetar në Florida të Jugut historisë së Harrisit si senatore dhe si numri dy i Bidenit, por shumë nga sulmet nuk kanë lidhje me realitetin.

Familja Harris

Duke shpjeguar pse 59-vjeçarja mungoi në fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan për të respektuar angazhimin emëparshëm, 78-vjeçari e akuzoi Harrisin për antisemitizëm.

“Ajo nuk i pëlqen hebrenjtë. Asaj nuk i pëlqen Izraeli. Kështu është dhe kështu do të jetë gjithmonë. Ajo nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Ndryshe, Harris u takua me Netanyahun, por pas bisedës ajo bëri thirrje për një paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Exit mobile version