Telegrafi

Trump po i drejtohej kombit, djaloshi me po të njëjtin mbiemër që ishte i ftuar special “bën një sy gjumë” (Video)

Joshua Trump, djaloshi 11 vjeç, nga Delaware, i cili u gjend në titujt e gazetave pasi ishte ngacmuar në shkollë për shkak të mbiemrit të tij ka marrë vëmendjen edhe gjatë ditës së martë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për djaloshin që u ftua në fjalimin e presidentit amerikan drejtuar kombit nga Zonja e Parë, Melania Trump, e cila ka zhvilluar një fushatë publike kundër ngacmimit.

Dhe ndërsa fjalimi zgjatej, megjithatë, Joshua duket se po lodhej.

Kështu ai u kap duke bërë “një sy gjumë” ndërsa ishte ulur pranë Zonjës së Parë dhe një tjetër mysafire, Grace Eline.

Imazhi i Joshua Trump, gjithsesi ka ndezur edhe rrjetet sociale, me kritikët e Presidentit që e shpallën atë një anëtar të “rezistencës anti-Trump”.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, ndër tjerash, presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se ai planifikon të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un gjatë një samiti dy-ditor në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt. /Telegrafi/