Telegrafi

Trump planifikon të urdhërojë karantinë dyjavore në mbarë Shtetet e Bashkuara

Presidenti Donald Trump, raportohet se po harton një plan që do t’i kërkonte Gardës Kombëtare për të zbatuar një karantinë dyjavore për të gjithë amerikanët, nëse ata nuk ndjekin udhëzimet e tij për distancim social, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Sipas një burimi të besueshëm, Trump do të kërkonte nga të gjithë ‘të qëndrojnë në shtëpi’, në një plan zhvillimi i cili nuk do të shpallet deri javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Të gjitha bizneset, përveç dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve, do të mbyllen.

Burime të tjera brenda administratës, thonë se presidenti gjithashtu dëshiron të ndalojë të gjitha fluturimet ajrore në Shtetet e Bashkuara, për një kohë të caktuar.

Në përpjekje që të ndalojë kontaktin në mes të njerëzve, presidenti do t’ju kërkojë të gjitha agjencive komerciale, që të ndalojnë fluturimet.

Raporti vjen në kohën, kur në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 19 mijë raste të reja me coronavirus, ndërsa ka rrezik se numri i të infektuarve mund të rritet ndjeshëm në ditët në vijim. /Telegrafi/